MENU
klinika

Panik te banorët

Lezhë/ Sahatet e pallatit marrin flakë gjatë natës

26.08.2021 - 09:00

Sahatet e një pallati në Lezhë kanë marrë flakë gjatë natës për shkak të një shkëndije elektrike në paketën e tyre. Kabina e matësve elektrikë, e ndodhur brenda hyrjes së pallatit u përfshi nga flakët duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Flakët që shpërthyen në pallat fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejtë nga forcat zjarrfikëse. Për shkak të këtij defekti u ndërpre energjia elektrike në zonë, ku mungesa e saj zgjati për disa orë deri në neutralizimin e flakëve brenda kabinës së matësve elektrik.

Nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar dhe me vënin në kontroll të flakëve në kohë të shpejtë nuk ishte e nevojshme as evakuimi i banorëve.