Cila do të ishte vera perfekte? Përfytyrojeni pak, ju në plazh teksa keni gjetur një hije dhe po lexoni librin tuaj të preferuar. Një libër që meriton tërë vëmendjen tuaj, pa ju shqetësuar askush dhe asgjë. Epo nëse po e kërkoni një të tillë, më poshtë keni 10 sugjerimet tona për libra që duhen lexuar të paktën një herë në jetë.
1. Shuggie Bain – Douglas Stuart
Novelisti skocez Irvine Welsh e hodhi poshtë një herë çmimin fitues si i fiksuar pas “anglishtes së klasës së lartë”. Gjithsesi vitin e kaluar u vërtetua se ai ishte gabim. Novela debutuese fituese e Douglas Stuart, “Shuggie Bain” bën fjalë për klasën punëtore të viteve 1980 në Glasgow dhe për një marrëdhënie të ëmbël nënë e bir që shfaqet në një familje të rrethuar nga varfëria, alkoolizmi dhe dhuna.
2. Open Water – Caleb Azumah Nelson
Debutimi i 27-vjeçarit britaniko-ganez, Caleb Azumah Nelson këtë vit tregon një histori aq të vjetër sa koha, për dy adoleshentë që bien në diçka mes epshit dhe dashurisë në Londrën para pandemisë. Proza ka fituar vlerësim për stilin e saj, por gjithashtu është ajo që Nelson një shkrimtar e fotograf ka bërë për të mbajtur lexuesin e mbërthyer.
3. Destransition, Baby – Torrey Peters
I listuar gjatë për çmimin e grave në trillim, një tjetër debutim këtë herë nga shkrimtarja amerikane Torrey Peters. “Destransition, Baby” është një novelë për gjininë dhe dëshirën prindërore. Në të bëhet fjalë për Reese, një grua transgjinore që përpiqet të bëhet nënë, Ames e cila jetonte si një grua transgjinore para se nisi të jetojë përsëri si burrë dhe Katrina një grua që pret fëmijën e Ames.
4. The Vanishing Half – Brit Bennett
Ky libër është si një kuti magjikë që po ta hapësh gjen gjithçka që dëshiron, epiken në fushëveprim, mënyrën perfekte të të shkruarit dhe çështjet e përditshme. Desiree dhe Stela janë identike, motrat binjake me lëkurë me ngjyrë të cilat rriten në Luisiana në vitet 1940. Vetëm 16 vjeçe, ato largohen bashkë për në New Orleans dhe bëhen te huaja. Shumë vite më vonë, vajza e Desirree ndeshet me atë që i ngjan së ëmës, tezen e saj e cila tani jeton si një grua me lëkurë të bardhë. Këtu nis historia jonë…
5. Assembly – Natasha Brown
Zbrazëtia e kapitalizmit të vonë dhe suksesit individual ka inspiruar shkrimtarë të mrekullueshëm të dekadës, nga Jennifer Egan tek Chuck Palahniuk. Debutimi i Natasha Brown bën fjalë për një bankiere të re në moshë dhe shumë të suksesshme e cila u diagnostikua me kancer. Një libër nga një prespektivë britanike, që flet për një grua me ngjyrë e cila po zbulon jetën e një gruaje me lëkurë të bardhë.
6. The Discomfort Of Evening – Lucas Rijneved
Tani për diçka vërtet ndryshe nga Holanda, ku një roman debutues që ju me siguri nuk do të doni ta lexoni gjatë drekës, ka qenë një goditje surprizë. Libri paraqet kolapsin e plotë mendor të një familjeje bujqësore të devotshme pas vdekjes aksidentale të një djali, të treguar përmes kujtimeve të tmerrshme të motrës së tij 10-vjeçare. Plot gjak, gërvishtje dhe jashtëqitje, një libër nga më origjinalët që do të lexoni këtë vit.
7. Black Buck – Mateo Askaripour
Ky libër është satira e parë racore, lidhur me narratorin 20-vjeçar të quajtur Darren, i cili është i detyruar të durojë racizmin e nivelit të ulët në një kompani teknologjie në New York. Ai pretendon se libri i tij mund të bëjë njerëzit të përmirësohen në shitje. Këtë po presim ta vendosni ju.
8. Empireland – Sathnam Sanghera
Pak shkrimtarë kanë duruar shigjetat e luftërave të lodhshme të kulturës në Britani më shumë se Sathnam Sanghera. Një rrëfim i qartë, i ekuilibruar dhe i zhytur në mendime i historisë së Prandorisë Britanike. Ky libër hasi shumë kritika në botën online, teksa kishte mendime të kundërta për të.
9. Empire Of Pain – Patrick Radden Keefe
Kushdo që ka lexuar “Say Nothing”, rrëfimin e tij të vitit 2019, e njeh Patrick Radden Keefe si një reporter në krye të listes. Libri i tij i fundit bën fjalë për familjen mistertioze Sackler, një dinasti farmaceutike që qëndron në zemër të epidemisë e cila ka shkatërruar SHBA dhe ka marrë të paktën gjysmë milioni jetë. Një histori tërheqëse, duke ditur dhe mënyrën si të gjithë jemi sprovuar së fundmi lidhur me çështjet e shëndetit.
10. The Hard Crowd- Rachel Kushner
Rachel Kushner hipi një herë në një motoçikletë në një garë ilegale prej 1000 miljesh dhe u rrëzua nga një lartësi e madhe, një ngjarje kjo që ndryshoi tërë botëkuptimin e tij. Nëse të jetosh jetën në maksimum është kushti për të qenë një shkrimtar i shkëlqyer, atëherë 52-vjeçari amerikan ia ka dalë. Autori ka shkruar libra dhe karaktere të trilluar që vërtet ia vlen të zbuloni.