MENU
klinika

Mjeshtri edhe rrobaqepës...

Loro Kovaçi, një emër i gdhendur në Teatër

30.08.2021 - 18:26

         Njëri prej aktorëve që krijuan institucionet artistike shqiptare, emri i të cilit, do të kujtohet si aktori që bëri historinë e artit dramatik: Loro Kovaçi, lindi më 30 gusht të vitit 1903, në Shkodër.

Pasi përfundoi arsimin bazë në vendlindje, ai shkon në Austri, për të marrë zanatin e rrobaqepësit, çka i erdhi në ndihmë edhe më vonë në profesionin e aktorit.

Karrierën e nisi si aktor amator, me trupat “Rozava”,”Vllaznia”, ku do të inter[pretonte mbi 100 role. Roli me të cilin, ai spikati dhe u bë shumë i dashur për publikun, ishte ai i Skënderbeut në shfaqen “Kthimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë”

Pas çlirimit të vendit nga lufta e dytë botërore, Loro Kovaçi bëhet pjesë e trupës profesioniste e Teatrit Popullor dhe karriera e tij do të vinte në rritje, me interpretimet e shumë e shumë roleve.

Me trupën profesioniste të teatrit, Loro Kovaçi ka interpretuar mbi 70 role të rëndësishme.

Disa nga interpretimet e tij më të mira, janë në vepra si “Vajza me flokë të thinjura”, “Besa”, “Zëri i Amerikës”, “Në tufan”, “Revizori”, “Otello”, “Intrigë e Dashuri” e shumë të tjera.

Në kinematografi, gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh në filmat, “Fëmijët e saj”, “Debatik”, “Furtuna”, “Detyrë e posaçme” etj.

Për shkak të cilësive, si aktor dhe kontributit të tij të madh, ai u vlerësua edhe me titullin ”Artist i Popullit”. Loro Kovaçi u nda nga jeta, më 16 korrik të vitit 1966, në Tiranë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit