MENU
klinika

Historia 2,300-vjeçare

Luftëtarë ilirë deri në Afganistan?

22.08.2021 - 16:56

        ”Hulumtimet e deritanishme, flasin për pasardhësit e 6,000 luftëtarëve ilirë, të cilët e lanë vendin me vrasjen e mbretit Kliti nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para Krishtit”

Në skajin tjetër të botës, jeton një popull që i ka trashëguar gjuhën dhe zakonet pellazgo-ilire.

Prej 2,300 vjetësh, ata u vendosën në Indokinë, në Qafiristan (sot Nuristan), aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani, e njohur si vendi ku disa kohë më parë u vra Bin Laden, zbuluar fillimisht nga skenaristi amerikan James Hilton , i cili, xhiroi një dokumentar të titulluar ”Horizontet e humbura”.

Duke qenë një vend i thellë dhe i fshehtë, për mijëra vjet ata mbajtën gjallë tiparet popullore, gjuhën e zakonet e lashta shqiptare, ndërsa realiteti i sotëm në Afganistan përbën rrezik edhe për këtë minoritet.

Në maj të vitit 1983, Ernesto Skura shkroi në gazetën “League”, të Antonio Bellushit, artikullin titulluar “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë bëri në librin e tij “Arvanitët”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili përshkruan kohën kur ilirtët u vendosën në atë anë.

Hipoteza më e qëndrueshme: pasardhësit e ushtrisë së Aleksandrit

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se ata janë pasardhës të 6000 luftëtarëve ilirë që ikën nga vendi i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti nga Aleksandri i Madh rreth vitit 300 para Krishtit. Ata qëndruan atje, për shkak të distancës ata nuk mund të ktheheshin në shtëpi, por u vendosën në këtë rajon, ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre u quajt “burrashka”, gjuha e burrave, ndërsa gratë flasin një gjuhë tjetër. Tani kjo gjuhë quhet përsëri “burrashka”, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

Gjuha, shumë fjalë si gjurmë të gjuhës shqipe

Karakteristikat e këtyre banorëve janë të ndryshme nga ato të Pakistanit: jetojnë më gjatë, janë më të gjatë fizikisht dhe kanë flokë ngjyrë kafe. Ata kanë zakon të bëjnë verë dhe ta shijojnë atë, si asnjë nga këto zona, apo rajoni. Lugina ku jetojnë, në ditët e sotme quhet “hundëza” dhe me të vërtetë, ajo përfundon me një grykë mes dy maleve që e rrethojnë.

Edhe pse malore, zona është shumë pjellore në prodhimin e perimeve, frutave dhe drithrave, si: patate, bizele, tranguj, grurë, misër, elb, kajsi, dardha, mollë, pjeshkë, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi, etj. Banorët janë fermerë të zotë dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor çatish dhe ujitjeje, që lidhin dhe ushqejnë tarracat. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe e ndihmojnë njëri -tjetrin. Presidenti i Hundëzës ka titullin Mir (më i miri). Festa e tyre më e madhe është Viti i Ri diellor (si pellazgët dhe arbëreshët), i quajtur Naurosh (na uroni) dhe festohet më 21 mars.

Ata dallohen nga pakistanezët me lëkurë të errët ose afganët e kinezët. Kanë lëkurë të bardhë, me faqe të kuqe. Shumica kanë sy blu, jeshilë ose gri dhe flokë të verdha ose të zeza. Disa fëmijë janë flokuq. Mes maleve është një fis i madh, i quajtur Kalash. Zotat Kalash, shfaqen në portat e tyre me një simbol që shpreh origjinën e lashtë të ilirëve dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh, një dhi me dy brirë, ashtu si ishte edhe përkrenarja e Skënderbeut. Veshjet po ashtu, janë si të shqiptarëve në kohët e hershme, me poture dhe këmisha të zbukuruara.

Ndërsa vallet e tyre, shoqërohen nga tinguj baterie dhe fyellit. Një vallëzim tradicional popullor është kërcimi i shpatave, që kërcehet gjithmonë nga burrat, të cilët mbajnë veshur rroba shumëngjyrëshe, të quajtura “kamarbunde”.

Për këtë komunitet, tregohen shumë histori dhe mite, sesi jetojnë shumë të lumtur e të shëndetshëm.

Por, cili është sekreti i jetëgjatësisë plot shëndet?

Disa mite tregojnë se ata kurrë nuk hanë ushqim të përpunuar, por përkundrazi konsumojnë produktet që mbjellin në tokat e tyre. Ata konsumojnë veçanërisht, kajsitë. Njerëzit, shpesh habiten nga ajo që mësojnë për këtë popull (i njohur edhe si Burusho), që zakonisht jetojnë gjatë. Ndërsa në Pakistan, jetëgjatësia mesatare është 67 vjeç, në Hundëza, mosha 100-vjeçare nuk përbën plakje.

Edhe në këtë moshë, janë të fuqishëm e të shëndetshëm. Ata ushqehen dy herë në ditë, një mëngjes të shëndetshëm dhe një darkë të mirë, pas perëndimit të diellit. Për më tepër, konsumojnë fruta, perime, qumësht dhe djathë, të  gjitha pa kimikate. Sëmundjet e ndryshme, si tensioni, nuk i njohin. Ata janë krejtësisht të paprekur nga sëmundjet e lidhura me stresin, duke u bërë krejtësisht imun ndaj tyre.

Sipas hulumtimeve, kajsitë e Luginës së Hundëzës, thuhet të jetë sekreti i mungesës së tumoreve. Në vend që të shohin filma dhe të qëndrojnë brenda, ata ecin shumë. Gjithashtu, një herë në vit, për rreth dy muaj, komuniteti i Hundëzës konsumon vetëm lëng kajsie –  kjo, në shenjë respekti të një tradite shumëvjeçare. Shumë studiues pohojnë gjithashtu, se mënyra e të ushqyerit është edhe sekreti i jetëgjatësisë së këtij populli të lashtë… nga brigjet e Adriaktikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo gjuhë sot është e fikur ,e harruar

Arvareshu – kjo gjuhë protosarde ilirike

Brezi i fundit i femnave malësore shqiptare me "lulengjyra"

“..armët i kanë kelte, tatuazhin si ilirët e trakët”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit