MENU
klinika

Atletja, në finale të 3000 m me pengesa

Luiza Gega: Sa shumë do të thotë kjo për mua!

01.08.2021 - 17:42

Pas rezultatit historik të atletikës shqiptare, ku Luiza Gega për herë të parë kaloi në finale në Lojërat Olimpike, kjo e fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon emocionet e kësaj gare…

POSTIMI I GEGËS

“Thjesht një vajzë në finale të LOJËRAVE OLIMPIKE Tokyo2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!

Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

Faleminderit pa masë të gjithëve, për urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më mbështetën në rrugëtimin tim dhe besuan tek unë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN