Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen duke iu referuar rritjes së rasteve të infektimeve.
Në një postim në Twitter, ajo shkruan se në Shqipëri ka kaluar mbi 10 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19.
Duke u nisur nga kjo situatë, Manastirliu kërkon nga qytetarët që të mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të tjerëve.
“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me Covid19, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët. ‼️Mos e neglizho vaksinimin anticovid” – shkruan Manastirliu.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1.054 raste të reja me koronavirus teksa janë shënuar dhe 3 viktima.
Nga dita e nesërme (1 shtator) në vendin tonë do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese. Ora policore do të ndryshojë nga 00:00-06:00 në 23:00-06:00 ku nuk do të lejohet asnjë aktivitet.