MENU
klinika

COVID-19

Masat e Greqisë/ Nuk ka më teste falas për të pavaksinuarit

26.08.2021 - 10:20

Greqia njoftoi se nuk do të ofrojë më testime falas për njerëzit e pavaksinuar, në një përpjekje për të rritur normat e vaksinimit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të variantit Delta të Covid.

Vendi ka regjistruar 13,422 vdekje që nga raportimi i rastit të parë me Covid, në shkurt 2020.

Masat e reja që do të hyjnë në fuqi më 13 shtator nuk i detyrojnë njerëzit që të vaksinohen, por përfundojnë testimin falas dhe detyrojnë personat e pavaksinuar të testohen një, ose dy herë në javë, në varësi të profesionit të tyre.

Kostot e testit të shpejtë, të vendosur do të jenë 10 euro, një shifër që nuk mund të mos merret në llogari në vendin e goditur nga kriza financiare, ku pagat mesatare janë ulur në 1,161 euro në muaj.

Autoritetet thanë se rreth gjashtë milion njerëz në vendin prej 11 milionësh kishin marrë tashmë një ose dy doza të një vaksine kundër koronavirusit, por se edhe të paktën një milion më shumë duheshin për të ndërtuar imunitetin e duhur.

“Në kontrast me vjeshtën e vitit të kaluar, këtë vjeshtë të gjithë mund të vaksinohen”, tha Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias. “A do të jetojmë, apo luajmë ruletë ruse me koronavirusin?”, shtoi ai.

“Këto masa nuk janë ndëshkuese,” tha ai. “Ato janë detyra jonë ndaj të gjithë atyre që kaluan me kujdes 18 muajt e pandemisë, ata që humbën dyqanet, vendet e punës dhe duhej të punonin nga shtëpia për t’u mbrojtur”

Rreth 53 për qind e popullsisë greke është plotësisht e vaksinuar. Autoritetet shpresojnë ta rrisin atë shifër në 70 përqind deri në vjeshtë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi