MENU
klinika

Shifra alarmante

Mbi 500 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 persona humbin betejën me koronavirusin

19.08.2021 - 17:56

Shifra alarmante janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi 522 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Fatkeqësisht 2 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 2473 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 522 qytetarë, në këto bashki:

193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.

Aktualisht janë 4204 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Gusht 2021)

Raste të reja ditore   522

Të shëruar në 24 orë    98

Të shtruar në spitale    59

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore     6662

Testime totale 979,532

Raste pozitive 137,597

Raste të shëruara 130,920

Raste Aktive 4204

Humbje jete 2,473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1596

Shkodër 682

Vlorë 381

Fier 378

Durrës 230

Elbasan 216

Lezhë 211

Berat 141

Gjirokastër 139

Korçë 92

Kukës 85

Dibër 53