MENU
klinika

Asnjë shtrat i lirë

‘Mbushet’ Klinika Infektive në Shkup

15.08.2021 - 17:38

MAQEDONI E VERIUT
Klinika Infektive në Shkup nuk ka më asnjë shtrat të lirë për pacientët me COVID-19. Me valën e re të shkaktuar nga varianti Delta shumë shpejt janë ezauruar gjithë shtretërit dhe tashmë shteti duhet të mendojë për një plan B.

Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Maqedoninë e Veriut teksa kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se qeveria duhet të mbajë llogari për shëndetin kolektiv.

Ai i la të lirë qytetarët të vendosin vetë për vaksinën, por duket se si në Maqedoninë e Veriut ashtu dhe në vende të tjera të botës masat do të prekin kryesisht të pavaksinuarit.