MENU
klinika

DPT rikujton detajet

Më datë 1 Shtator nis faza e tretë e Fiskalizimit

31.08.2021 - 20:27

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se më 1 Shtator do të nisë faza e tretë e Fiskalizimit për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Sipas njoftimit deri më tani janë 23,345 biznese të Fiskalizuara dhe 21,946,945 fatura të Fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti.

DPT informon se çdo tatimpagues prej datës 1 Shtator do të ketë mbështetjen e plotë të Administratës Tatimore ku punonjës të trajnuar të saj do të ofrojnë ndihmën e tyre në terren për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si duhet të veprojnë farmacitë?

Tatimet informojnë për fiskalizimin

Fiskalizimi nis zbatimin nga 1 shtatori

Tatimet: Kasat fiskale do të përdoren edhe pas…

100 mijë subjekte do përfshihen në faturimin elektronik

Fiskalizimi, bizneset bëhen “lëmsh” me faturat