MENU
klinika

Radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës

Mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

07.08.2021 - 09:45

Radhë e gjatë kilometrike është krijuar që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinit.

Mësohet se mijëra qytetarë nga Kosova, me automjetet e tyre, po i drejtohej bregdetit shqiptar, duke krijuar kështu edhe radhë në kufi.

Pala shqiptare po punon me procedurë të thjesht e shpejtë, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.

Radhë e gjatë është krijuar edhe të Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh.