MENU
klinika

Çfarë ka mbetur brenda pas zjarrit?

Monument kulture/ “Sarajet” u pushtuan në mesnatë nga flakët

17.08.2021 - 10:40

Një zjarr përfshiu dje në mesnatë Sarajet e Tiranës. “Panorama.al” publikoi pamjet, ku flakët pushtuan tërësisht godinën që është monument kulture. Ndërkaq sot policia ka dalë me një njoftim mbi ngjarjen ku bën me dije se zjarri ka rënë në një lokal dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e “Bluve”.

Aktivisti Zirkon Disha ka publikuar në rrjete sociale pamje brenda Sarajeve të Toptanëve pasi u shuan flakët mbrëmjen e djeshme.

Sipas tij, disa njerëz kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes mbrëmjen e djeshme (16 gusht) dhe kanë parë një person të largohej nga sarajet pak përpara se të përfshihej nga flakët.

Disha shprehet se zjarrëfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e vatrës së parë të zjarrit dhe janë larguar, por një tjetër vatër është aktivizuar.

Ai thotë se në godinë janë futur dhe gazetarë e aktivistë të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve derisa zjarrëfikësja mbërriti për herë të dytë.

Postimi i plotë i Zirkon Dishës:

Kur vemendja mediatike eshte fokusuar tek ardhja e afganëve, dikush hodhi shishen e benzines ne monumentin e kultures, 100 metra larg bashkisë. Qellimi paskesh qene shpronesimi i kesaj godine historike duke ju referuar bisedes se mesnatës Veliaj-Rama, pasi disa nga 18 pronaret duan ta bëjnë kullë!

Rastesisht në atë ore qelloi qe te ishim duke pire kafe me Avokati Altin Goxhaj Andrea Bregu dhe njoftimi me video i bere nga Geri Selenica ju drejtuam kesaj godine per te pare cfare po ndodhte. Aty ishte Geri, Rudi Erebara, Lory Ami dhe nje makine zjarrefikse, disa police bashkiak dhe police te rendit. Deshmitare qe gjendeshin tek nje lokal ngjitur kishin pare nje person qe po vraponte nga godina e Sarajeve drejt Kazinos, pak sekonda me vone kishin pare flaket. Gjate kohes qe zjarrefikesit po shuanin zjarrinn ishim aty, me pas filluan te vini njerez kureshtar, aktivist, gazetar.

Ishte Bledian Koka i cili po transmetonte ngjarjen per syri.net, zjarrefiksit u larguan ne oborrin e Sarajeve mbeti Lory Ami, e cila e shqetesuar komunikonte vazhdimisht me miqte e saj per ngjarjen. Me pas erdhe Doriana Musai, Alba, Pami, etj… 5 minuta me pas, nje vater zjarri tjeter ne katin e dyte filloi te flakeronte, policet nuk lejonin te hynte njeri. Altini, Blediani, Lori ju kerkonin policeve te hynin brenda per te fikur vatren e dyte te zjarrit e cila po rritej.

Rudi Erebara, rreshqiti ndermjet policeve me aparatin e tij fotografik ne qafe duke hyre ne ndertese. Ne te tjeret u ndaluam, pas disa perpjekjesh policet hapen rrugen dhe arritem te hynim brenda. Rudi kishte lokalizuar vatren e zjarrit, por ishte e pamundur te fikej. Duhet uje therriste Rudi. Objekti brenda ishte rremuje, ne krah të shkalleve ishte nje fuçi plastike rreth 200litra, cuditerisht ishte plot ujë. Gjysma bidonësh uji 5 litersh te prere gjendeshin ne nje nga banjot aty prane. Filluam te mbushnim bidonet me uje, dhe ti hidhnim ne vatren e zjarrit, mjaftoi gjysma e ujit qe gjendej aty qe zjarri te shuhej. Zjarrefiksja u rikthye, pasi zjarri u shua. Zjarrefiksit hyne brenda, ne dolem jashte. Pamjet e brendshme te Sarajeve, pas flakeve!