MENU
klinika

Disa këshilla për prindërit

Mos u shqetësoni, nëse fëmija ka këto probleme me këmbët!

20.08.2021 - 16:52

Besoni ose jo, problemet ortopedike tek foshnjat janë vërtet të zakonshme. Shumica e foshnjave vuajnë prej tyre gjatë fazave të hershme të jetës. Edhe pse mund të duket shqetësuese për prindërit, shumicën e rasteve, këto largohen vetvetiu dhe fëmija rritet për të bërë një jetë të shëndetshme.

Këmbët e harkuara

Problemet e këmbëve tek fëmijët për të cilët prindërit nuk duhet të shqetësohen

Më të zakonshmet dhe ata që i shqetësojnë prindërit janë këmbët me hark. Këmbët e fëmijës duket se janë të përkulura me një kurbë të jashtme, duke lënë një hendek midis kofshëve. Por kjo gjendje nuk ndikon në aftësinë e ecjes së fëmijës.

Këmbët e sheshta

Problemet e këmbëve tek fëmijët për të cilët prindërit nuk duhet të shqetësohen

Foshnjat zakonisht lindin me këmbë të sheshta dhe ndërsa rriten, fillojnë zhvillojnë një hark. Por nuk është një gjendje shqetësuese.

Përplasja e gjunjëve

Problemet e këmbëve tek fëmijët për të cilët prindërit nuk duhet të shqetësohen

Një tjetër problem i zakonshëm i fëmijëve është fërkimi i gjunjëve. Këmbët e foshnjës janë të lakuara nga brenda, duke lënë një hendek midis kyçeve të tyre ndërsa gjunjët preken. Gjendja kalon me kalimin e kohës, zakonisht kur fëmija mbush 7-8 vjeç.

“Gishtërinjtë e Pëllumbit”

Problemet e këmbëve tek fëmijët për të cilët prindërit nuk duhet të shqetësohen

 

 

Gishtërinjtë e drejtuara nga brenda është një gjendje e zakonshme tek fëmijët, e cila zbehet me kalimin e kohës dhe fillon të ecë normalisht. Nëse problemi nuk zgjidhet, rekomandohet të konsultoheni me një mjek.