Alexander Zverev fitoi medaljen e artë të turneut të tenisit për meshkuj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe për Gjermaninë është një herë e parë absolute.
Gjermani, numri 4 në botë, i cili shoi ëndrrën e Djokovic në gjysmëfinale, mposhti rusin Karen Khachanov (numri 12 në botë) pa asnjë problem, duke fituar dy sete (6-3 dhe 6-1) në një orë e 21 minuta lojë.
Për Gjermaninë ky është ari i parë ndonjëherë në tenis për meshkuj. Finalja për bronzin u zhvillua dje, me spanjollin Pablo Carreno Busta çuditërisht fitues mbi numrin 1 të botës Novak Djokovic, i cili përfundoi vetëm i katërti.
Your #Tokyo2020 medalists 🥇🥈🥉#Olympics #Tennis pic.twitter.com/nBzCfEH6e1
— ATP Tour (@atptour) August 1, 2021