MENU
klinika

Zhvendosja e afganëve

NATO: Vendet anëtare kanë plane individuale

14.08.2021 - 18:55

Pasi u publikua lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me shumë vende për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, lajmi për plane konkrete për zhvendosjen e tyre është konfirmuar për Report Tv nga vetë NATO.

Një zyrtar i NATO-s i tha Report Tv sot se disa vende në mënyrë inbdividuale kanë bërë plane dhe se aleanca po punon ngushtë me ta për këtë qëllim.

“Anëtarë të NATO kanë zhvilluar plane individualisht për të zhvendosur afganët që kanë mbështetur misionin e NATO-s në Afganistan. Këto plane vlerësojnë trimërinë dhe shërbimin e afganëve, përfshirë shumë përkthyes, që kanë mbështetur misionin tonë, shpesh duke vënë jetën në rrezik të madh. NATO si organizatë ndërkombëtare nuk jep azil apo miraton aplikime për viza, pasi këto janë vendime që duhet të marrin kombet individualisht, sipas ligjeve dhe procedurave të tyre. NATO po luan një rol mbështetës, duke punuar ngushtë me Aleatët për të identifikuar opsionet e mundshme për ti zhvendosur dhe Sekretari i Përgjithshëm është në kontakt me qeveritë aleate për këtë çështje”, ka thënë ekskluzivisht për Report Tv një zyrtar i NATO-s.