Ndërron skuadër, por jo kategori dhe shtet. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, është zyrtarisht futbollist i Lecces. Pas një viti në huazim, verdhekuqtë e kanë blerë përfundimisht kartonin e shtatlartit, duke e afruar në skuadër për repartin defensiv.
Dermaku u transferua në vitin 2019 te Parma pas dy viteve tek Cosenza, por qëndroj vetëm 1 sezon dhe u aktivizua në 18 ndeshje. Vitin e kaluar, 29-vjeçari luajti 11 ndeshje për Leccen, pasi një dëmtim i kushtëzoi sezonin.
Gjithsesi drejtuesit e Lecces janë bindur dhe ditën e sotme kanë konfirmuar blerjen e Demarkut. Mbrojtësi bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018, duke u aktivizuar në 7 ndeshje, në të cilat ka shënuar dhe një gol. Për tri ndeshjet e shtatorit, nuk është ftuar.