MENU
klinika

Ndikimi i variantit Delta

Në spital edhe mosha të reja, shtohen urgjencat mjekësore në “Infektiv”

16.08.2021 - 19:20

Rastet e shtuara të infektimeve me COVID-19, po reflektohen edhe në spitalin Infektiv.

Çdo ditë e më shumë të prekurit i drejtohen urgjencës 127 për të kërkuar ndihmë të specializuar mjekësore.

Mjekët pohojnë se në spital ka edhe mosha të reja, pavarësisht se janë më të pakët në numër.

Grupmosha që paraqitet në gjendje më të rënduar është ajo mbi 60 vjeç.

Kryesisht janë të pavaksinuar. Ka edhe prej atyre të cilët kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.

Familjarët e pacientëve vijojnë të sjellin ushqime e sende personale, por pa qëndruar para ambienteve të spitalit për shkak të të nxehtit.

Nisur nga situata kritike e COVID- 19, drejtoria e QSUT ka rikthyer edhe njëherë urdhrin për mos lejimin e vizitave të familjarëve në të gjithë shërbimet.

Tashmë ata mund të futen vetëm me urdhër të drejtorit mjekësor, kur një pacient ndodhet në gjendje të rënduar.

Të gjithë familjarët duhet të jenë të pajisur me maskë dhe të ruajnë distancën.

Java e dytë e muajit gusht ka dyfishuar rastet me Covid -19.

Mbi 1800 persona u infektuan, ndërsa 5 qytetarë humbën jetën si pasojë e Covid në spitalin Infektiv.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin