MENU
klinika

Çfarë masash janë marrë në Berat?

Si po rritet numri i afganëve që do vijnë

20.08.2021 - 10:00

Një ditë më vonë kjo shifër shkoi në 2 mijë dhe dje, në një tjetër intervistë për mediat e huaja, kreu i qeverisë pohoi se do të mbërrijnë 3 mijë. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh pak ditë më parë se Shqipëria është gati të presë qindra afganë.

Shqipëria mund të presë deri në 30 mijë afganë me familjet e tyre, ndërsa qeveria nuk e ka hedhur poshtë këtë shifër. Siç lëvizin shifrat, lëvizin edhe qendrat e akomodimit për ata që do të mbërrijnë nga Kabuli.

Edhe Berati mesa duket është gati të strehojë një pjesë të afganëve që do të vijnë në Shqipëri. Burime zyrtare të Bashkisë së qytetit thanë dje se puna përgatitore ka nisur prej disa ditësh dhe që nga dje, Berati është gati të ndajë barrën e pritjes me Tiranën dhe Durrësin, që ishin paracaktuar më herët si dy qendrat kryesore të strehimit të afganëve.

Të njëjtat burime saktësuan se është koordinuar puna edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për staf mjekësor që do të ndjekë qytetarët afganë në Berat sa i përket problemeve shëndetësore që mund të shfaqin. E njëjta gjë është bërë edhe me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes sa i përket garantimit të sigurisë. Burimet nga Bashkia e Beratit pohojnë se ende nuk kanë marrë nga autoritetet qendrore një shifër të saktë të personave që do të strehohen në qytet.

Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare. Atyre do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Qendra, e pajisur me çadra dhe kontejnerë të ndihmës së parë ka një kapacitet prej 400 personash. Më pas, ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

Në qytetin Studenti në Tiranë janë gati godinat 2, 4, 7, 8, 24 dhe 25. Këto godina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa dhe po bëhen funksionale për strehimin e të huajve. Bëhej fjalë për studentë, të cilët janë të punësuar në Tiranë dhe nuk janë kthyer në qytetet e tyre e janë në pritje të nisjes së vitit të ri akademik. Ata janë zhvendosur në godina të tjera brenda Qytetit Studenti, ndërsa në dispozicion të familjeve afgane janë bërë gati 6 godina, të rikonstruktuara së fundmi.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme