MENU
klinika

Nga ujgurët, te muxhahedinët e afganët

Marrëveshjet ndër vite mes Shqipërisë dhe SHBA

16.08.2021 - 08:54

Gatishmëria e unifikuar e liderëve politikë të Shqipërisë nga të gjitha palët për të pranuar strehimin e përkohshëm të afganëve që kanë bashkëpunuar me trupat e SHBA-së dhe të NATO-s në këto 20 vite, solli reagimin e funksionarëve të SHBA-së.

vendimiKryediplomatja amerikane në vendin tonë, ambasadorja Yuri Kim përmes një postimi në “Twitter”, shprehu vlerësimet maksimale për Shqipërinë që tregohet e gatshme të ndihmojë sipas mundësisë aleatët. Ambasadorja i atribuon shqiptarëve virtytin e besës së mbajtur. “BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë”, shkroi ambasadorja Kim në “Twitter”.

Ndërkaq, më herët kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Departamentit Amerikan të Shtetit u shpreh se Shqipëria i dha një leksion të gjithë botës, duke qëndruar besnike ndaj aleatëve të saj në momentet më të rëndësishme. Me anë të një postimi në “Twitter”, kryetari i këtij Komiteti, Bob Menendez, thotë se populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “Besë”. “Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talibanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë ‘Besë’. Ju keni respektin dhe falënderimet tona”, thuhet në reagim.

MADELEINE ALBRIGHT

Mbresëlënëse ka qenë edhe për ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, reagimi i Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të cilat kanë pranuar të strehojnë përkohësisht përkthyesit dhe bashkëpunuesit e tjerë afganë. Përmes një re- agimi, ajo u ka shprehur mirënjohje Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kanë pranuar t’i strehojnë refugjatet. “Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA-ja po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talibanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit te aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët ta ndjekin”, shkruan ish-Sekretarja e Shtetit.

Ditën e djeshme, dy ditë pasi doli lajmi për negociatat sekrete të SHBA-së me qeverinë shqiptare e atë të Kosovës për akomodimin e përkohshëm të afganëve, reaguan liderët politikë. I pari ishte Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi se Shqipëria ishte në negociata me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe se kishte treguar devotshmërinë që të jepte kontributin e saj në bazë të kapaciteteve. Më pas, edhe kryedemokrati Lulzim Basha përmes reagimeve në rrejte sociale nuk ishte kundër. Ndërsa ish-Kryeministri Berisha, i cili është “non grata” në SHBA gjithashtu, është shprehur se mbështet një hap të tillë të Shqipërisë si pjesë e NATO-s.

Nga ujgurët, te muxhahedinët e Afganët Marrëveshjet ndër vite mes Shqipërisë dhe SHBA

Një marrëveshje sekrete mes Departamentit të Shtetit Amerikan dhe qeverisë, e zbuluar nga agjencia “Reuters”, është bërë kryefjalë e debatit publik ditët e fundit. Ndërkohë, pas reagimit të Kryeministrit Rama që konfirmoi negociatat dhe gatishmërinë për të pritur disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara, reaguan edhe zyrtarë të SHBA-së. Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria, një grimcë rëre në glob, të tregohet e gatshme për të arritur marrëveshje të tilla.

Në fillim të vitit 2006, SHBA-ja ndërmori nisma për të transferuar pesë ujgurët e liruar, por asnjë prej shteteve perëndimore nuk i pranuan në Europë dhe i vetmi vend ishte Shqipëria. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi në atë kohë se Tirana zyrtare kishte pranuar të strehonte në Qendrën e Refugjatëve në Babrru pesë ujgurë. Ndërsa marrëveshja u zgjerua më pas, ku numri total shkoi diku 100 në total. Por, Pekini kundërshtoi dhe dënoi Shqipërinë për këtë pranim, duke ngrirë marrëdhëniet diplomatike gjatë gjithë vitit 2006. Ujgurët ishin shtetas kinezë që besonin në fenë myslimane dhe që dhunoheshin nga shteti tyre.

MUXHAHEDINËT

Pas ujgurëve, Shqipëria tregoi sërish tendencë bashkëpunimi me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të mandatit të dytë si Kryeministër, Sali Berisha firmosi një marrëveshje të negociuar me Sekretaren e Jashtme të SHBA-së në vitin 2013, Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik. Ky hap i qeverisë Berisha u vazhdua edhe nga Kryeministri që e pasoi, Edi Rama. Ai ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Kryeministri Rama, këtë hap të tij e konsideroi si një vendim humanitar dhe jo politik.

Pas këtij vendimi të Ramës, pati një sërë reagimesh në nivelet më të larta të qeverisë amerikane, deri edhe te Presidenti, që shprehu falënderimet për këtë akt të ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës shkon rreth 3500. Kampi është i organizuar mbi modelin e një qyteze të vogël ku ofrohen të gjitha shërbimet brenda. E teksa opozita iraniane ndodhet në Shqipëri në ka- mpin e Manzës, Shqipëria është treguar e gatshme gjatë negociatave sekrete që të presë në Shqipëri për të strehuar përkohësisht përkthyesit dhe bashkëpunëtorët afganë në këto 20 vitet e fundit.

Pas vendimit për tërheqjen e trupave nga Afganistani, talibanët kanë nisur aksionin dhe po rimarrin një nga një qytetet e humbura më parë, por duke shmangur luftimet. Në këto kushte Shqipëria mund të presë disa qindra afganë në Shqipëri, derisa SHBA-ja të verifikojë dokumentet e tyre për t’i pritur në Shtetet e Bashkuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do t’i themi jo Amerikës për afganët”

Edi Rama zbulon kërkesën e administratës Biden për Shqipërinë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin