MENU
klinika

Do të rriten çmimet e kafesë me pakicë

Ngricat në Brazil do të shtojnë kostot për konsumatorët

08.08.2021 - 13:29

Ngrica më shkatërruese në dekada në prodhuesin kryesor të kafesë në Brazil dhe kostot rekord të mallit të shkaktuara nga COVID-19, pritet të çojnë çmimet e shitjes me pakicë në nivelet më të larta shumëvjeçare në javët e ardhshme.

Një rritje në çmimet e kafesë do të rrisë më tej koston e një shporte blerjesh pas rritjes së artikujve të tjerë si buka, vajrat vegjetale dhe sheqeri. Indeksi i agjencisë ushqimore të Kombeve të Bashkuara për çmimet botërore të ushqimit për muajin korrik tregoi një rritje vjetore prej 31% në një kohë kur shumë konsumatorë po luftojnë financiarisht për shkak të pandemisë.

Moti më i ftohtë në Brazil që nga viti 1994 ndikoi në rritjen e çmimit të kokrrave të kafesë jeshile në nivelin më të lartë në gati shtatë vjet dhe pritet të kalojë tek konsumatorët. Kafeja Arabike në bursën amerikane ICE Futures është dyfishuar në çmim gjatë 12 muajve të fundit me të korrat në Brazil që tashmë janë zbehur pas periudhës më të keqe të thatë në 91 vitet e fundit. Shkalla e dëmit është ende duke u vlerësuar, por në zonat ku pemët e kafesë nuk kanë mbijetuar, mund të duhen deri në shtatë vjet që prodhimi të rimëkëmbet plotësisht.

Ndërprerjet e transportit, të shkaktuara pjesërisht nga një rritje e kërkesës për mallra të konsumit dhe anije të pamjaftueshme pasi njerëzit qëndruan në shtëpi për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, gjithashtu ka çuar në një rritje të mprehtë të kostos së transportit në vendet kryesore konsumatore në Amerikën e Veriut dhe Europë .

Në Brazil, vendi i dytë konsumator në botë pas Shteteve të Bashkuara, çmimet e kafesë së pjekur dhe të bluar u rritën me 3.4% në qershor, sipas zyrës së statistikave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të na mbarojnë makaronat!"

A do të vuajë Europa një krize urie?

Çfarë paralajmëron analiza e ekspertëve?

Bota përballë një vale të nacionalizmit ushqimor?