MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ngrirja e qafës, nga se shkaktohet dhe si ta lehtësojmë?

10.08.2021 - 16:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ngrirja e qafës, nga se shkaktohet dhe si ta lehtësojmë?

Mjeku: Probleme specifike të qafës përfshijnë dëmtime të zverkut dhe dëmtime të disqeve ndërvertebrore , por problemet më të shumta ndodhin për shkak të tensionit.

Shenjat: Dhimbje dhe ngurtësi e me raste edhe mpirje ose therje

Shkaqet: Të fjeturit gjumë në një pozicion jo të volitshëm ose tërheqje muskujsh janë të zakonshme, por qëndrimi i keq është shkaku kryesor. Kur përkulni kokën mbi tablet, telefon apo kompjuter, muskujt e qafës tendosen shumë. Tek një njeri mesatar koka peshon 5.4 kilogramë, por për çdo përkulje prej 2 centimetrash që i bëhet kokës, shtohen edhe 4.5 kilogramë.

Kështu, nëse e përkulni kokën vazhdimisht më shumë se sa 7 centimetra, kjo i shton qafës suaj mbi 19 kilogram shtesë.

Çfarë duhet të bëni: Mundohuni ta mbani trupin në një pozicion neutral gjatë gjithë kohës. Mbajini veshët në një distancë të barabartë nga shpatullat dhe mjekrën mos e mbani as poshtë as lart.

Ushtrime: Për të rritur lëvizshmërinë rrotullojeni qafën me ngadalë majtas duke e përqendruar shikimin mbi shpatullën tuaj të majtë. Qafën rrotullojeni deri sa të mundni pa i shkaktuar dhimbje vetes. Përsëriteni të njëjtën gjë djathtas. Sigurohuni që shpatullat të jenë në qetësi. Përsëriteni këtë gjë nga 10 herë për çdo anë, dy herë në ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'duhet të diskutoni patjetër me mjekun?

A ndikon trajtimi i kancerit në pjellori?

Jetoni shëndetshëm!

Ushqimet që luftojnë kancerin!

Duhet t'i blini patjetër këtë muaj!

Frutat dhe perimet më të shëndetshme të shtatorit