02.08.2021 - 17:20
Katër golat e shënuar në miqësore me ekipin e parë të Barcelonës kanë bërë që Rey Manaj jo vetëm të bjerë në sy, por ndaj të tij të vijnë edhe oferta. Së fundmi, Betis është e interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Fillimisht ishte Cadiz në Spanjë, Famalicao në Portugali dhe Sassuolo në Itali të interesuara për sulmuesin kuqezi, por tashmë bëhet fjalë për Betis dhe një tjetër ekip nga Italia, emri i të cilit nuk dihet ende.
Ëndrra e madhe do të ishte që Manaj të debutonte me Barcelonën këtë sezon në La Liga, por blaugranat duket se janë më të interesuar për ta shitur për shkak të gjendjes së keqe financiare, shto faktin se janë shumë sulmues.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bergamaskët të dashuruar me shqiptarët
Kumbulla vihet nën shënjestrën e Atalantës
Sulmuesi i Kombëtares