Partia Demokratike të hënën në orën 18:00 do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:
Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi