PS është ndarë tashmë përfundimisht nga Dritan Leli dhe kjo duket qartë edhe nga daljet publike të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryebashkiakut të Vlorës nisur nga situata e shkaktuar nga zjarret.
Dritan Leli në Dukat
Dy ditë më parë u raportua për prezëncën e Lelit në krah të Peleshit në Dukat të Vlorës, ku folën për përballimin e situatës me zjarret, ndërsa duket se sot minsitri ka marrë një tërheqje “veshi” duke shmangur kryebashkiakun e Vlorës, duke marrë në krah Prefektin.
Duke folur në krah të tij, Peleshi tha se situata është nën kontroll dhe se dy helikopterët e ardhur nga Holanda dhe Çekia tashmë janë duke hedhur ujë mbi vatrat e zjarrit.
Niko Peleshi ne Karaburun me Prefektin e Vlores
Por, ndërkohë që Peleshi bëri këtë, Leli iu përgjigj nga Duka duke thirrur me kast një konferencë për shtyp me gazetarët për të thënë se “zjarrfikësit ishin gati në çdo rast”, ndërsa mbuloi me lëvdata ministrin për “punën e shkëlqyer që po bën në menaxhimin e situatës”.