MENU
klinika

“Më në fund”

Peleshi jep lajmin: Nuk ka më vatra zjarri në Karaburun

11.08.2021 - 12:23

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë lajmin se tani gadishulli i Karaburunit është i pastër nga zjarret. Peleshi thotë se stina e nxehtë nuk ka mbaruar ende dhe sfida vijon, por me fikjen e vatrave në Karaburun tashmë ka një moment frymëmarrjeje.

Ai thekson se autoritetet janë të gatshme në krah të komuniteteve lokale.

Ndërkohë zjarret në Shqipëri vijojnë ku më serioze situata duket në Kukës dhe disa qarqe të tjera. Operacionet vijojnë teksa në disa zona është e vështirë ndërhyrja nga toka përshkak të terrenit malor ose të thyer.

STATUSI NGA NIKO PELESHI
Më në fund pas 2 javësh mundi dhe sakrificash, nuk ka më vatra zjarri në Karaburun. Qindra orë betejash, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogarasë. Kjo stinë e nxehtë s’ka mbaruar por sot, në këtë moment frymëmarrjeje dua t’i falenderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka në këto ditë të vështira. Të gjithë po bëjmë detyrën por disa heronj shkojnë përtej detyrës. Prefekti Flamur Mamaj, komandantët që drejtuan operacionet e vështira Gëzimi, Pëllumbi, Idrizi, Arbeni, punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, punëtorët e palodhur të zonave të mbrojtura si Nexhipi, Ganiu e te tjerët që nuk i takova dot sepse ishin gjithë kohën në frontin e betejës me zjarret, pilotët Julian, Agimi, Ervini dhe Agroni, janë shqiptarë të rrallë që meritojnë respekt dhe mirënjohje.
Nuk mund ta le mënjanë çdo ushtar të thjeshtë që nuk ia mësova dot emrin por i pashë veprën.
Sfida vazhdon.
Ne jemi të gatshëm në krah të komuniteteve lokale.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier