MENU
klinika

“Mirënjohje për BE-në, Holandën e Çekinë”

Peleshi: Vatrat më serioze janë në Kukës, Mirditë e Vlorë

08.08.2021 - 12:34

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se është ulur numri i vatrave aktive në vend, ndërsa është shprehur se vatrat serioze të zjarreve mbeten në Kukës, Mirditë dhe Vlorë.

Në një komunikim online Peleshi shprehet se situata mbetet dinamike. Ndërsa ka bërë një bilanc të situatës, ministri i Mbrojtjes tha se në Karaburun ka ende dy vatra zjarresh dhe se kjo zonë mbetet pika më nxehtë, duke shtuar se situata është menaxhuar shumë mirë deri tani pavarësisht vështirësive po bëhet gjithçka si nga ajri si nga toka.

“Në Durrës kemi një vatër të menaxhueshme. Edhe në Fier vatra është drejt eliminimet. Në Karaburun nga tre vatra kemi dy. Mbi Dukat dhe pranë Parkut të Llogarasë vazhdon të ketë vatra. Nata ka qenë shumë e angazhuar. Banesat kanë qenë të rrezikuara, po fatmirësisht ndërhyrja ka qenë intensive.


Ka dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda. Helikopteri i tretë është ai Çek dhe është në punë në veri, pasi ka vatër problematike në Kukës. Duam të shmangim kapërcimin e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, ndaj jemi edhe këtu sepse e konsiderojmë pikën më të nxehtë”, tha Peleshi.

Peleshi gjithasht ka shprehur mirënjohje për SHBA, BE-në Hollandën dhe Çekinë pasi kanë mbështetur shërbimet zjarrfikëse shqiptare.

“Eshtë ulur numri i vatrave aktive por kemi ende vatra serioze në Kukës, Mirditë dhe Vlorë. Heroizëm dhe bashkimi i forcave ka shmangur rrezikun e prekjes se fshatit nga zjarri në Dukat. Sot, prej orëve të para të mëngjesit kemi rifilluar operacionet nga ajri dhe toka në Kukës (Thirrë) dhe Karaburun.

Na duhet akoma shumë punë dhe bashkëpunim. Mirëpresim mbështetjen e vyer të ofruar nga SHBA. Mirënjohje për BE, Hollandën dhe Çekinë”, bën me dije Peleshi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin