MENU
klinika

"Do bëjmë çmos t’i nxjerrim nga aty"

Pentagoni urdhëron linjat tregtare të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga Afganistani

22.08.2021 - 16:32

Administrata Biden ka urdhëruar të gjithë avionet komercial (tregtar) që të ndihmojnë me evakuimin e njerëzve nga Afganistani. The Guardian shkruan se 18 avionët nuk do të fluturonin në Kabul, por do të përdoreshin për të transportuar njerëz që tashmë janë larguar nga Afganistanit.

Administrata kërkoi tre avionë secili nga American Airlines, Atlas Air, Delta Air Lines dhe Omni Air; dy nga Haëaiian Airlines; dhe katër nga United Airlines. Aktivizimi i Flotës Ajrore të Rezervës Civile, për herë të tretë në histori, u urdhërua nga sekretari i mbrojtjes. Pentagoni urdhëron linjat tregtare të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga Afganistani, sekretari i mbrojtjes: Do bëjmë çmos t’i nxjerrim nga aty, Lloyd Austin.

“Ne do të bëjmë çmos që të nxjerrim të gjithë, çdo qytetar amerikan që dëshiron të dalë jashtë. Dhe ne vazhdojmë të shikojmë mënyra të ndryshme në mënyra krijuese, për të arritur dhe kontaktuar qytetarët amerikanë dhe për t’i ndihmuar ata të hyjnë në aeroport”, tha Austin.