07.08.2021 - 10:16
Është përfshirë nga flakët fshati Gjorgos në Fier. Vatra e zjarrit është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa prej orësh forcat operacionale po punojnë për t’i mbajtur flakët nën kontroll.
Ndërkohë, për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin e ardhur nga Çekia.
Kjo është hera e dytë që fshati Gjorgos, në njësinë administrative Cakran, përfshihet nga flakët këtë verë. Në korrik, zjarret shkrumbuan sipërfaqe të tëra me pemë e shkurre.