“Asnjëherë më parë nuk kemi pasur sulme të tilla të sinkronizuara ndaj unitetit serb në Kosovë. Derisa partitë shqiptare, të cilat për herë të parë po dalin me kandidatë të përbashkët, po bashkohen në komunitetet serbe, në të njëjtën kohë, po shfaqen disa individë me emra dhe mbiemra serbë të cilët duan haptas të përçajnë unitetin serb. Kush përfiton nga kjo? Sigurisht jo serbët”, ka thënë Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën.
Në pyetje se sa dëmton kjo interesat e serbëve Petkoviq është përgjigjur, ”Fatkeqësisht, kam frikë se në këto zgjedhje kemi disa serbë të Kurtit, interesi kryesor i të cilëve është sulmi ndaj unitetit serb. Kur mbizotëron uria për kolltukë, në krahasim me të mirën dhe interesin e përbashkët, paraqiten disa kandidatë të pavarur të cilët në fakt janë vetëm të pavarur nga populli i tyre dhe shteti i Serbisë, dhe të varur nga autoritetet dhe politikanët në Prishtinë.
Kjo nuk ka qenë kurrë e mirë për serbët. Por ajo pakicë nuk mund t’i zhbëjë rezultatet tona. Njerëzit tanë e dinë shumë mirë se kush po ndërton shtëpi dhe banesa, kush po ndërton spitale dhe kopshte, kush po hap vende të reja pune dhe kush i ka dhënë njerëzve ndihmë financiare prej 100 dhe 200 euro. Prandaj vetëm Lista Serbe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe të presidentit tonë Aleksandar Vuçiq”.