MENU
klinika

Ngjarja në Nice-Marseille

Plas dhuna në Ligue 1, sulmon edhe lojtari

22.08.2021 - 23:25

Një incident i rëndë ndodhi sonte në kampionat francez të futbollit. Gjyqtari e ndali ndeshjen rreth minutës së 80 dhe skuadrat u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Një incident i paprecedentë mes Nice dhe Marseille, të vlefshme për elitën e futbollit francez. Kjo përballje nuk arriti të përfundonte, për shkak të një ngjarjeje aspak normale.

Dimitri Payet, mesfushor i Marseille, u godit me një shishe nga tifozët e Nice. Në nerva e sipër lojtari e mori shishen dhe e goditi drejt tifozëve. Këta të fundit mësynë të shumtë drejt tij, duke hyrë në fushë dhe ushtruar dhunë.

Shokët e ekipit, të zemëruar, kanë tentuar të mbrojnë shokun e tyre. Gjyqtari e ndali ndeshjen rreth minutës së 80 dhe skuadrat u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet ende cfarë vendimi do të merret për ndeshjen.