MENU
klinika

Për muzikën...

‘Plasin’ gjobat në Durrës dhe Himarë

01.08.2021 - 15:52

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës njoftojnë se po vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”,dy subjekte, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje” njofton Policia.

Po ashtu, edhe Strukturat e Policisë Himarë deklarojnë se po vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

“Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, pasi kanë vijuar organizimin e aktivitetit, duke mosrespektuar orarin e përcaktuar për mbyllje, në lokalet e tyre, në Himarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN