MENU
klinika

Arsyeja

Pse lidhja e Kanye me Irina Shayk zgjati vetën 2 muaj?

24.08.2021 - 10:46

Lidhja e Kanye West me Irina Shayk ka qënë në qendër të vëmendjes pas divorcit të bujshëm nga Kim Kardashian.

Kanye West dhe Irina Shayk u panë së bashku në Francë ndërsa festonin ditëlindjen e 44 të reperit në fillim të qershorit. Ndërsa së fundmi mësohet se marrëdhënia e tyre mbaroi.

Zbulohet arsyeja pse lidhja e Kanye me Irina Shayk zgjati vetën 2 muaj
Burimet tregojnë për PEOPLE se lidhja e shkurtër e reperit 44-vjeçar me modelen, 35 vjeç, ka marrë fund. “Asnjëherë nuk ishte diçka serioze,” thotë një burim.

“Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet tani. Ai e gjen Irinën megjithatë të mahnitshme,” shton një burim i dytë. “Ata mbeten miq shumë të mirë”.