MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse shfaqen njollat e bardha në lëkurë?

25.08.2021 - 10:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse shfaqen njollat e bardha në lëkurë?

Mjeku: Shkaku kryesor i shfaqjes së këtyre njollave është mos funksionimi i duhur i melaninës. Sipas të dhënave qelizat e lëkurës nuk arrijnë të prodhojnë melaninën dhe si pasojë në atë zonë shfaqet një zonë më e bardhë se pigmenti tjetër i lëkurës. Këto zona janë shumë të ndjeshme ndaj diellit, pasi nuk kanë nivelin e duhur të melaninës për t’u mbrojtur. Gjithashtu konsiderohet si një sëmundje e imunitetit, ku trupi formon anti-trupa që luftojnë vet qelizat e lëkurës që prodhojnë melaninën. Ndaj dhe formohen zona të bardha në lëkurë. Shkaku më i përhapur i njollave të bardha është mungesa e vitaminës B12, gjë që shkakton aneminë dhe ndjeshmërinë ndaj rrezeve të diellit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim