Tashmë edhe zyrtarisht Lionel Mesi është futbollist i PSG-së. Ylli argjentinas është prezantuar nga klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare dhe një videoje të shkurtër, që lajmëroi nënshkrimin e kontratës mes palëve.
Klubi bëri të ditur se Mesi kishte nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme, me të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon të atij që e cilësoi si një legjendë dhe burim frymëzimi në fushën e lojës dhe jashtë saj.
“Jam i paduruar për debutimin në një kapitull të ri të karrierës në Paris. Klubi dhe vizioni i tij përshtaten në mënyrë perfektë me ambiciet e mia. E di se sa të talentuar janë lojtarët dhe stafi këtu.
A new 💎 in Paris !
PSGxMESSI ❤️💙 pic.twitter.com/2JpYSRtpCy
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 10, 2021
Jam i vendosur të ndërtoj përkrah tyre diçka të madhe për klubin dhe për fansat”, – tha Mesi në fjalët e tij të para si futbollist i ri i parisienëve, por surpriza ishte numri 30 mbi shpinë.
🚨🚨🚨🚨🚨🚨 legend in the park de Prince 🤩🤩🤩🤩🤩#messi #psg #30 pic.twitter.com/I8sd03DEUS
— PSG XTRA 🔴🇫🇷 (@XtraPsg) August 10, 2021