Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike të Shtunën, tha Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë.
Erdogan falënderoi Putinin për ndihmën e Rusisë, e cila dërgoi pesë avionë zjarrfikës dhe tre helikopterë të tjerë për të mbështetur luftën e Turqisë kundër zjarreve pyjorë në të gjithë vendin.
Sipas mediave turke, Putin gjithashtu i uroi një kalim sa më të shpejtë të kësaj situate Turqisë, thuhet në deklaratë.
Me kërkesë të qeverisë turke, një total prej 11 avionësh do të dërgohen në Turqi për të shuar zjarret në pyje pranë njësive të banimit dhe zonave turistike, tha ministria në një deklaratë me shkrim. Grupi i automjeteve ajrore i përket Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe Ministrisë së Situatave Emergjente.
Numri i vdekjeve në vend për shkak të zjarreve në pyje që nga e Mërkura u rrit në gjashtë.
Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli më herët vuri në dukje se vendi kishte kontrolluar të shumtën e zjarreve duke thënë se po bëheshin përpjekje për të vënë nën kontroll 10 zjarret e mbetur të pyjeve.
Zjarret në rrethin Manavgat të provincës Mesdhetare Antalia kishin prekur të paktën 275 njerëz që nga e premtja pasdite, sipas të dhënave zyrtare.