MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës

10.08.2021 - 13:04

Deri kur Fatos Nano u largua perfundimisht nga skena politike shqiptare, nuk kisha bere ndonje sondazh te mirfillte politik ne Shqiperi (deri atehere merresha kryesisht me studime statistikore ne SHBA). Duke filluar nga 2007-ta, kam bere qindra sondazhe politike ne Shqiperi (shumica private e disa publike). Qysh atehere, Rama dhe Berisha kane dominuar qartazi ne sondazhet e mia – Meta e Basha rralle kane patur ndonje “spike” te perkoheshme statistikore ne kurbat e opinionit publik.

Ne keto dite te qeta gushti, bera nje permbledhje te te gjitha sondazheve qe kam zhvilluar ne Shqiperi (private e publike) dhe i permblodha ne menyre sintetike ne nje grafik (shihni grafikun shoqerues).

Sondazhet e mia nder vite tregojne se ka nje vije demarkacioni te qarte mes atyre qe kane patur opinion pozitiv per Ramen e atyre qe kane patur opinion pozitiv per Berishen. Per shumicen derrmuese te pyetjve qe kam bere nder vite, “ramistet” kane dhene pergjigje te kunderta me “berishistet” dhe anasjelltas. Shume rralle ka qelluar qe te kete nje nderthurje te vogel te perbashket ne pergjigjet e ketyre dy segmenteve elektorale.

Nje shembull mund ta sjell nga sondazhi qe bera fill pasi Rama shtrengoi duart me Berishen ne dyert e Spitalit Ushtarak (kur te dy vizituan te sapoplagosurit e Gerdecit). Nje shembull tjeter, eshte ai pas marreveshjes per ndryshimin e Kushtetutes ne vitin 2008.

Aktualisht, “ramistet” dhe “berishistet” jane me te ndare se kurre ne opinionet e tyre. Te paret duan ta shohin Berishen sa me larg Kuvendit (e mundesisht ne burg), ndersa te dytet duan ta shohin sa me afer Rames ne sallen e Kuvendit, duke perplasur shpatat retorike edhe kater vjet me te…