Kryeministri Edi Rama informon se gjatë kërkimeve në varrezën masive mesjetare në Përmet janë zbuluar objekteve të tjera.
Ai thotë se nga studimet paraprake rezulton se vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme.
Për Ramën, zbulimi i varrezës shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.
STATUSI NGA EDI RAMA
🔴 Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit.
Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.
Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.