MENU
klinika

“Qeveria gjermane e mbështet ‘Open Balkan’”

Rama: Nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që…

11.08.2021 - 17:49

Ditën e djeshme, në një reagim të gjatë në facebook, kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë ndjekësve të tij matanë kufirit se “Open Balkan” është mundësia e re në rrugën e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga nisma që ka si aktor kryesor edhe Beogradin zyrtar.

Sot përmes një shënimi në Twitter, Rama thotë se qeveria gjermane e mbështet nismën “Ballkani i Hapur” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Postimi i plotë:

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN