MENU
klinika

Strehimi i refugjatëve

Rama për mediat spanjolle: Brenda javës presim 1000 afganë

18.08.2021 - 14:14

Shqipëria do të presë rreth 1000 refugjatë afganë brenda kësaj jave. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një intervistë për median spanjolle El Periodico. Sipas tij, në vendin tonë do të mbërrijnë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane.

Më tej, media spanjolle shkruan se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në Europë të cilat kanë pranuar të strehojnë refugjatët që largohen nga Afganistani.

Pavarësisht se kjo nismë ka pasur kritika, kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë vijuar me vendimin e tyre, që është pranuar dhe nga disa shtete të tjera të Ballkanit.

Krahas Kosovës dhe Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka pranuar strehimin e afganëve në vendin tonë. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm i Greqisë, deklaroi se vendi i tij nuk mund të bëhet sërish portë pritëse për refugjatët nga Afganistani.

Kujtojmë se ditën e sotme në vendin tonë pritet të mbërrijnë rreth 300 afganë të cilët do të strehohen në struktura hoteliere dhe konvikte në Tiranë dhe në Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqetësuese të lexosh se po i strehojmë se na e kërkoi SHBA”

Rama për afganët: I detyrohemi traditës dhe përgjegjësisë si vend i NATO