MENU
klinika

VIDEO

Rama publikon pamje nga mozaiku jeshil i tokës në Kafaraj

25.08.2021 - 10:03

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me mozaikun jeshil të tokës në Kafaraj dhe frytet që fal natyra.

“Mirëmëngjesi dhe nga Kafaraj e Fierit ku puna e njerëzve të zakonshëm reflektohet në tokat e punuara me kujdes, të cilët prodhojnë e tregtojnë me sukses kultura të ndryshme bujqësore të shquara për cilësinë me të cilën konkurrojnë tregjet ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social Facebook.