10.08.2021 - 09:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video nga lagjja e re e Rindërtimit në Shijak ku do të strehohen qytetarë që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 2019.
Rama thotë se lagjia do të jetë shëmbëlltyre urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm.
Ai kujton se qytetarët do i përfitojnë falas apartamentet optimale.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES 😊
dhe me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti, e cila do të jetë një shembëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale, ju uroj një ditë të mbarë🙏