MENU
klinika

Tokyo 2020

Një italian triumfon në 100 m, rekord evropian

01.08.2021 - 14:15

Italia shkruan historinë në atletikë, në garën e 100 metrave për meshkuj. Marcell Jacobs, pasi vendosi rekordin evropian me 9′ 84’’ në gjysmëfinale, shpërthen në finale me një shfaqje të jashtëzakonshme: 9′ 80’’. Medalje ari për të.

Vendi i dytë shkoi për amerikinin Kerley (9′ 84’’) dhe i treti për kanadezin De Grasse (9′ 89’’). Jacobs e përfundoi garën për 9 sekonda e 80 të qindtat, një kohë fantastike kjo, duke thyer rekordit që mbahej nga Francis Obikelu që nga viti 2004.

27-vjeçari Jacobs është me origjinë nga Teksasi i Amerikës, por ka lindur në Itali dhe çuditërisht nuk flet anglisht. Babai i tij, një ish-ushtarak, shprehej kohë më parë se nuk fliste me të birin, pasi marrëdhëniet midis tyre ishin shumë të këqija.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN