Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, u shpërblye duke u federuar me ekipin e parë të katalanasve, por mesa duket Barcelona dëshiron një numër 9 të ri në skuadër dhe do të duhet të heqë dorë nga sulmuesi shqiptar.
Sipas gazetarit italian dhe njëkohësisht ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, ka deklaruar se Barcelona është në bisedime të avancuara me Spezian, dhe se marrëveshja mund të konkretizohet në orët në vijim:
“Barcelona është në bisedime të avancuara për të shitur Rey Manajn te skuadra italiane Spezia. Marrëveshja pritet të përfundojë në orët e ardhshme. Barça po kërkon një numër 9 të ri që do të nënshkruajë para përfundimit të merkatos.”
Barcelona are in advanced talks to sell Rey Manaj to Italian side Spezia. Deal expected to be completed in the next few hours. Barça are looking for a new number nine to be signed before the end of the market. 🔴 @SkySport #FCB @DiMarzio
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2021