Zjarri i rënë dje gjatë natës në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë, pasi u vu nën kontrroll nga Zjarrëfikësit e Beratit, është riaktivizuar sërish mbrëmjen e sotme, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë, që ndodhet në kufi me Mallakastrën.
Efektivët e Repartit Zjarrëfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë,ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrëfikëse të Mallakastrës.
Edhe pse i fikur prej 24-orësh,vatrat e zjarrit janë riaktivizuar këtë mbrëmje nga era, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha e shkurre. Deri më tani mësohet se janë shkrumbuar rreth 6 ha me pisha e shkurre në zonën më të gjelbëruar të malit Shpirag.
Burimet policore bëjnë me dije se,zjarret në këtë zonë kanë qënë të qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve .