MENU
klinika

Vetëm 5 muaj lidhje

Rita Ora po planifikon dasmën me regjisorin

24.08.2021 - 10:38

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po shijon romancën me regjisorin Taika Waititi dhe tashmë ata shfaqen kudo bashkë si çift. Së fundmi, ata rrëmbyen vëmendjen me fotot që artistja publikoi në Instagram, nga festa e ditëlindjes së 46-të të regjisorit nga Zelanda e Re.

Ata nisën të shoqëroheshin në muajin mars, por thuhet se kanë nisur të diskutojnë edhe për martesën, shkruan britanikja Daily Mail.

“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, është shprehur një burim. Rita thuhet se ka planifikuar fillimisht një ceremoni private dhe më pas një festë të madhe.

Taika ka qenë i martuar me producenten Chelsea Winstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018. Ndërkohë, Rita është përfolur shpesh për lidhjet e saj, por asnjëra prej tyre nuk ka shkuar deri në martesë.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat