09.08.2021 - 14:41
Në Kukës vijon operacioni për shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat po rrezikojnë lagjen Leproj në fshatin Shemri të Njësisë Administrative Malzi.
Janë marrë masat për evakuimin e banorëve bashkë me bagëtitë, ndërkohë 100 ushtarë janë nisur nga Kosova.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës.
Ushtarët nga Kosova pritet ti vijnë në ndihmë banorëve për evakuuimin e tyre dhe neutralizimin e flakëve.