Rreziku për zjarret në pyje vijon të jetë prezent, sidomos në disa zona të Dibrës, Gjirokastrës dhe Vlorës.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot dhe nesër, priten reshje lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve, ndërsa “shpëtojnë” qarqet e Durrësit dhe Tiranës.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e martë dt.17) dhe nesër (e mërkurë dt.18) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Dibër (vl), Gjirokastër (vl) dhe Vlorë (v).
RESHJET
Sot pasdite (e martë dt.17) dhe nesër (e mërkurë dt.18) priten reshje lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve. Nuk priten reshje në qarqet Durrës dhe Tiranë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 31 °C
në vendet e ulëta: 21 / 33 °C
në vendet malore: 17 / 31°C
Era
Sot pasdite (e martë dt.17) dhe nesër (e mërkurë dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.