“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sa vitaminë E na duhet në ditë?
Mjeku: Sa gramë ju duhet në ditë?
Për mosha të ndryshme ka sasi të ndryshme dhe ekspertët rekomandrojnë t’i ndiqni me kujdes këto limite.
Për bebet
Për bebet rekomandohet rreth 4 mg në ditë, për fëmijët nga 7-12 muaj 5 mg vitaminë E në ditë dhe nga 1 deri në 3 vjeç 6 mg në ditë.
Për fëmijët
Ekspertët këshillojnë që për fëmijët nga 4-8 vjeç të marrin një sasi prej 7 mg në ditë ndërsa për ata nga 9-13 vjeç 11 mg në ditë.
Për të rriturit
Si për burrat ashtu dhe për gratë mbi 18 vjeç rekomandohet rreth 15 mg vitaminë E në ditë.
Ushqimet ku e gjeni
Tek ushqimet e pasura me vitaminë E futen të gjithë arrorët pra bajamet, arrat, lajthitë apo farat e lulediellit. Gjithashtu e gjeni tek barishtet si kale, spinaq por edhe ushqime si brokoli dhe orizi kaf. Në vetëm 28 gramë bajame do të merrni 6.8 mg vitaminë E në ditë që për një person të rritur është 45% e vlerave ditore.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim