MENU
klinika

Dollarë, ar dhe thesare

SHBA bllokon asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit

18.08.2021 - 10:18

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ua pamundësuar talibanëve qasjen në miliarda dollarë.

“Asnjë aset i Bankës Qendrore, që ka Qeveria afgane në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë i qasshëm për talibanët”, ka thënë administrata amerikane më 17 gusht.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka marrë këtë vendim përgjatë fundjavës teksa talibanët kanë pushtuar Kabulin më 15 gusht, dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shifra e rezervave të Bankës Qendrore ka qenë 9,4 miliardë dollarë në fund të prillit. Shumica e rezervave është thënë se ruhen në Bankën Federave të Rezervave në Nju Jork dhe institucione tjera amerikane.

Në mesin e aseteve ka dollarë, ari dhe thesaret amerikane.

Talibanët janë në listë të sanksioneve amerikane, çka nënkupton se ata mund të përballen me vështirësi për të fituar qasje në këto fonde, përveç nëse Uashingtoni dhe aleatë e tij e njohin qeverinë e re.

Përveç bllokimit të qasjes në asete, Uashingtoni ka bllokuar edhe ndihmën për Afganistanin përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Afganistani është një prej vendeve më të varfëra në botë dhe varet tejet shumë nga ndihma e huaj, e cila mbulon rreth tri të katërtat e buxhetit shtetëror, sipas Bankës Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC: Populli afgan ka parë shumë pak...

Çfarë do të ndodhë me ekonominë e Afganistanit?


"Mundësi e dytë deri me 20 nëntor, më pas...”

Tatimet “piketojnë” bizneset me risk për pagat

Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €

‘Shkundja’ e tërmetit ende pasoja në buxhet!

"Do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më..."

Tatimet: 37 mijë biznese me risk për nëndeklarim pagash