Mbrëmbja e së dielës kulmoi me dhunën në stadiumin e Nicës, ku tifozët hynë në fushë dhe për të goditur lojtarët e Marseille. Situata doli jashtë kontrolli dhe të dyja skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.
Pas 40 minutash, lojtarët e Marseille refuzuan të hynin në fushë pas kërkesës nga federata. Kështu, miqtë humbën ndeshjen në tavolinë automatikisht duke refuzuar vazhdimin e lojës.
Por te klubi marsejez dinë si të mbrohen, duke iu referuar ndeshjes Serbi-Shqipëri në vitin 2014, ndeshje të cilët kuqezinjtë e fituan 0-3 në tavolinë pasi shkoi në CAS.
🚨⚽️ | NEW: Dimitri Payet had a bottle thrown at him whilst going to take a corner. He threw the bottle back at the fans, causing a big fight pic.twitter.com/vCbXoJWpEP
— Football For All (@FootballlForAll) August 22, 2021
Një gazetar francez i quajtur Loik Tregure, ka marrë rastin e Shqipërisë duke e krahasuar me atë të mbrëmshmen, duke pretenduar se Marseille i duhet akorduar 3 pikët, pasi ajo që ndodhi në fushë ishte skandal i vërtetë.
Mbi ngjarjen ka pasur reagime të shumta duke marrë parasysh faktin se u dëmtuan dhe disa lojtarë të Marseille nga dhuna e tifozëve vendas, për më tepër që u invadua fusha dhe asnjë nuk mund t’i garantonte se nuk mund të ndodhte sërish.
Petit rappel du précédent Serbie-Albanie suggéré par @footalitaire
EUFA donne 3-0 🇷🇸 mais retire 3 pts.
TAS inverse, 3-0 ET 3 pts 🇦🇱. D’où suggestions:
– stade Nice suspendu
– 3-0 Marseille et 3 points
– sanctions individuelles
– IDS ++
Cc. @PierreR0ndeauhttps://t.co/jV6wGZ5gEZ— Loïc Tregoures (@LTregoures) August 23, 2021